Kur shohim dikë me një unazë në gishtin e katërt të dorës së djathtë, vëmë bast që ai person nuk është i martuar.
Megjithatë, një unazë në dorën e majtë në po atë gisht, do të thotë që personi nuk është beqar. Ekziston një arsye historike për këtë gjë.
Tradita e unazës së dasmave daton që nga Egjipti i lashtë, pasi arkeologët kanë gjetur prova në hieroglifë që nuset mbanin unaza. Njerëzit që filluan të mbanin një të tillë besonin se ata kishin një “nerv delikat” i cili rridhte nga gishti i katërt deri në zemër, dhe atëherë zemra besohej se ishte qendra e emocioneve.
Megjithatë egjiptianët nuk ishin të vetmit që mbanin unaza. Grekët e lashtë dhe Romakët e lashtë mbanin unaza poashtu, pasi e besonin një teori të tillë. Ata madje e quanin atë vena e dashurisë.
Edhe pse kjo venë dhe nerv nuk ekziston, vendet perëndimore kanë vazhduar këtë traditë të lashtë. Në kulturat e tjera, siç është Danimarka, Polonia dhe Kuba, unazat e martesave mbahen në dorën e djathtë. Tradicionalisht, gratë ishin të vetmet që mbanin unaza martese. Burrat nuk u bashkuan me këtë gjë deri në Luftën e Dytë Botërore, pikërisht deri atëherë kur donin diçka që t’i kujtonte gratë dhe fëmijët e tyre./Sinjali/