image A do t'i kalojë Ministria e Shëndetësisë Listës Guxo?

Politikë

A do t’i kalojë Ministria e Shëndetësisë Listës Guxo?

news image

Qeveria e Kosovës ende nuk ka caktuar një emër të ri për ministër të Shëndetësisë, por s’është përjashtuar mundësia që ky sektor të udhëhiqet nga një pjesëtar i Listës “Guxo”, partnere e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot i pyetur se a do të jetë ministri i ri nga radhët e kësaj liste, ka thënë se “nuk mund të flasë se kush do të jetë ministri”, por ka shtuar se “natyrisht që do të ketë edhe konsulta”.

Dafina Gexha, për momentin ushtron pozitën e ministrit, ndërsa vetë Vitia ka thënë se s’do të kthehet në këtë post, pavarësisht rezultatit në zgjedhje./GazetaSinjali/