image A do të takohen këtë muaj Kurti dhe Vuçiq në Bruksel, tregon Stano

Politikë

A do të takohen këtë muaj Kurti dhe Vuçiq në Bruksel, tregon Stano

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk ka asnjë takim të planifikuar në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano tha se për çdo gjë të re do të njoftojnë opinionin paraprakisht.

“Në këtë fazë, në fillim të tetorit, nuk kemi asgjë të re për të konfirmuar. Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm në Bruksel ose ndonjë nismë të re, nëse është e përshtatshme”, është shprehur Stano.

Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit është mbajtur më 18 gusht.

Palët ishin pajtuan që takimet të mbahen në baza mujore.

/GazetaSinjali/