image A do të ndërhyjë shteti në çmimet e derivateve - flet kryeministri Kurti

Financa

A do të ndërhyjë shteti në çmimet e derivateve – flet kryeministri Kurti

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë para mediave përveç çështjes së Vettingut, ka folur edhe për heqjen e TVSH-së dhe akcizës për naftë.

Sipas kryeministrit Kurti, heqja e TVSH-së dhe akcizës, nuk konsiderohet politikë e dobishme, sepse sipas tij, kjo nuk u ndihmon atyre që janë më së shumti në nevojë, shkruan Gazetas Sinjali.

I pari i Qeverisë, përmendi rastin e Gjermanisë, duke thënë se tregon se çfarëdo heqje e tatimit në derivate të naftës, nuk i ndihmon qytetarëve.

Po e përcjellim me vëmendje naftën që hyn në kufi, çmimet në dogana ditë për ditë dhe jemi duke e përpiluar një udhëzim administrativ, si Qeveri e Republikës së Kosovës lidhur me çmimet e naftës, në Kosovë këto ditë, mund të jetë shumë shpejt, por kurrsesi s’është larg“, tha Kurti.

Kryeministri ka thënë se në këtë çështje, Qeveria e tij dëshiron t’i ndihmojë qytetarët me politika sociale.

Kurti tha se e kanë në synim të mbrojnë konsumatorin, por tha se këtë do ta bëjë “aq sa mundemi” meqë nafta importohet.

Njëkohësisht duhet të kujdesemi që tregu të mos deformohet, pra të ketë konkurrencë të barabartë dhe të mos na zëvendësohet mbrojtja e konsumatorit, me një betejë ndërmjet tregtarëve me shumicë dhe atyre me pakicë“, deklaroi Kurti.

/GazetaSinjali/