image A do të ketë më shtrëngim duarsh pas pandemisë? Ekspertët tregojnë se si do të ndryshojë bota

Botë

Prekjet/ A do të ketë më shtrëngim duarsh pas pandemisë? Ekspertët tregojnë se si do të ndryshojë bota

news image

Në të gjithë botën, njerëzit po përpiqen të ”injorojnë” kontaktin social që ka qenë pjesë e përditshmërisë sonë duke shmangur prekjen e njëri- tjetrit. Shtrëngimi i duarve mund të jetë një nga zakonet më të vështira për t’u humbur pas pandemisë. Takimi me duar është një zakon i ngulitur mirë në shoqëri, duke nisur që nga takimi me miqtë e deri tek realizimi i marrëveshjeve në biznes, shkruan BBC.

Ekzistojnë ide të ndryshme rreth origjinës së shtrëngimit të dorës. Mund ta ketë origjinën në Greqinë e lashtë si një simbol i paqes midis dy njerëzve duke treguar se asnjë person nuk mbante armë ose mund ta ketë origjinën në Europën Mesjetare, kur kalorësit shtrëngonin duart në një përpjekje për të fshehur armët e tyre.

“Shtrëngimi i dorës është një gjest i mirëfilltë i lidhjes njerëzore, një simbol se si njerëzit kanë evoluar duke u orientuar tërësisht tek taktika. Fakti se tashmë njerëzit po takohen me bërryla tregon se sa i rëndësishëm është kontakti fizik mes njerëzve”, thotë Cristine Legare, një profesore psikologjie në universitetin e Teksasit. Kjo lëvizje biologjike për të prekur është gjetur edhe te kafshët.

Në vitet 1960, psikologu amerikan Harry Harlow demonstroi se prekja ishe shenjë dashurie tek majmunët rezus.

Shembuj të tjerë nga mbretëria e kafshëve përfshijnë: shimpanzetë të cilët zakonisht prekin pëllëmbët, si mënyrë përqafimi dhe ndonjëherë puthen si një formë përshëndetjeje. Gjirafat përdorin qafën e tyre që mund të arrijë dy në metra gjatësi si një përshëndetje “qafë më qafë” – me gjirafat mashkull që gërshetojnë qafën me njëri-tjetrin dhe fërkohen për të vlerësuar forcën dhe madhësinë e tjetrit  dhe duke treguar mbizotërimin e tyre.

Forma të shumta të përshëndetjeve njerëzore ekzistojnë në të gjithë botën.

Shumë kultura kanë përshëndetje të ndryshme si përshëndetja tradicionale Hindu Namaste e cila është një nga më të njohurit.

“Ngritja e vetullave” duke përshirë edhe një buzëqeshje të madhe për personin që po përshëndet është një nga mënyrat e përshëndetjes në Samoa.

Në vendet myslimane, dora e vendosur sipër zemrës është një mënyrë respekti për të përshëndetur dikë që nuk jeni mësuar ta prekni.

Prekja fizike jo gjithmonë është vlerësuar kaq kritike. Gjatë gjysmës së parë të shekullit 20, shumë psikologë besuan se të tregosh dashuri ndaj fëmijëve ishte thjesht një gjest sentimental që nuk shërbente për asnjë qëllim të vërtetë, madje edhe duke paralajmëruar se shfaqjet e afeksionit rrezikojnë përhapjen e sëmundjeve dhe kontribuojnë në problemet psikologjike të të rriturve.

Në librin e saj “Mos shiko, mos prek”, shkencëtarja Val Curtis thotë se një arsye e mundshme që shtrëngimet e dorës dhe puthjet në faqe përdoren si përshëndetje, është sepse ata sinjalizojnë se personit tjetër i besohet  mjaftueshëm aq sa për të rrezikuar ndarjen e mikrobeve me të.

Në vitet 1920, disa artikuj në revistën “American Journal of Infermieris” paralajmëruan se duart ishin agjentë kryesorë të transferimit të baktereve, dhe rekomanduan që njerëzit duhet të përqafojnë modelin e përshëndetjes së kinezëve, pra duke bashkuar duart e veta përpara një miku. Studimet shkencore të ritualit kanë identifikuar se si një shtrëngim duarsh aktivizon të njëjtën pjesë të trurit që përpunon lloje të tjera të stimulit të shpërblimit siç janë ushqimi i mirë, pija madje edhe seksi.

Një e ardhme pa shtrëngime duarsh?

Ndërsa disa shtete kanë filluar të lehtësojnë masat e bllokimit, e ardhmja e ritualit të shtrëngimit të dorës mbetet e pasigurt.

Unë nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë duart përsëri. Jo vetëm që do të ishte diçka pozitive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por me shumë gjasa do të uleshin edhe rastet e gripit në mënyrë drastike ; tha Anthony Fauci, një epidemiolog i Shtëpisë së Bardhë, në prill. Udhëzimet për distancimin shoqëror ka të ngjarë të qëndrojnë për një kohë të gjatë, sipas udhëzimeve të OBSH, veçanërisht për njerëzit e moshuar apo për ata që vuajnë nga sëmundje të tjera. Kjo mund të krijojë atë që Stuart Wolf, kryetari i asociuar për Integrimin Klinik dhe Operacionet në Dell Medical, e quan një distrofi fantastiko-shkencore, ku shoqëria do të ndahej në ata që mund të preken dhe ata që do të duhet të qëndrojnë të izoluar. Kjo mund të krijojë pasoja të rënda psikologjike,” thotë Dr Wolf.

Tashmë ka shumë mundësi të mos kemi më kontakt. Për shembull, përkulja është praktikuar gjerësisht në të gjithë botën. Pastaj njerëzit mund të kenë më të thjeshtë të përshëndesin me dorë duke qeshur kundrejt një miku dhe njëkohësisht të shmangin kontaktin fizik. Por Legare vëren se një nga ironitë e ashpra të Covid-19 është se pikërisht kur njerëzit përballen me rrethana stresuese, ato varen nga prekja e njeriu.

Mendoni për mënyrat se si ne përgjigjemi kur njerëzit janë të hidhëruar pas një vdekjeje ose diçka të keqe që  ka ndodhur, është me një përqafim, ose thjesht mund të jetë ulur pranë një personi dhe të qëndroni mbështetur tek shpatulla e tij, kjo nuk duhet të ndodhë më dhe në këtë kohë është e vështirë të mos praktikohet,  shprehet ajo.

Për shkak të punës së saj në shëndetin publik, përfshirë sëmundjet infektive, Deliana Garcia tashmë kishte filluar të shmangte shtrëngimet e duarve me shumicën e njerëzve. Por disa zakone janë më të vështira për t’u  eliminuar se të tjerët. Unë jam një fanatike e përqafimit ,thotë Garcia, duke theksuar se distancimi shoqëror me nënën e saj 85-vjeçare ka qenë shumë i vështirë. Por mos hiqni dorë përsëri nga përshëndetjet.

“Kur nëna ime afrohet, mua më fillon ankthi – them me vete po sikur të jem unë shkaku që ajo do sëmuret?”

Ndërsa shmangia e sëmundjes është një pjesë thelbësore e mbijetesës njerëzore, duhet të mësohemi me zakone të reja, thotë Arthur Markman, një profesor në departamentin e psikologjisë në universitetin e Teksasit.

Ndoshta ne  do të fillojmë të përqëndrohemi më shumë në rutinën e larjes së duarve, përdorimit të dizifektantëve të duarve dhe strategjitë për të mos prekur fytyrën tuaj. Shqetësimi i vërtetë në këto momente është që të fillojmë normalitetin, por pa pasur kontakt fizik dhe duke qenë të kujdesshëm, thotë ai./ Gazeta Sinjali/