image A do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, kjo është përgjigjja e Arben Vitisë

Politikë

A do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, kjo është përgjigjja e Arben Vitisë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se a do të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

I pari i Shëndetësisë ka theksuar se fokusi i tij është Ministria e Shëndetësisë dhe shëndeti i qytetarëve. Sipas tij, fokusimi në gjëra të tjera do të pamundësonte përkushtimin me pandeminë.

Mund të tingëllojë jo krejt përgjigje e sinqertë, por është përgjigje e sinqertë. I gjithë fokusi tani edhe i ekipit tim dhe i Ministrisë së Shëndetësisë është Ministria e Shëndetësisë, shëndeti i qytetarëve, procesi i vaksinimit të shkojë mirë. Këto janë të rëndësishme në javët në vazhdim. Çdo largim i fokusit nga ministria në këto momente, do ta humbte përkushtimin në këtë situatë jo të lehtë”, ka thënë Vitia.

Tutje Arben Vitia ka shtuar se pas përfundimi të mbledhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje do të publikohen emrat e kandidatëve për secilën komunë.

Kur kalojnë të gjitha këto faza, ne do t’i bëjmë publikë emrat”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/