image A do të arrijë Osmani ta përmbushë rolin e saj unifikues në takimin me Qeverinë dhe SBAShK-un?

Politikë

A do të arrijë Osmani ta përmbushë rolin e saj unifikues në takimin me Qeverinë dhe SBAShK-un?

news image

Muaji shtator i këtij viti ka nisur ndryshe nga herat tjera. Greva e vendosur nga SBAShK-u, e ka futur vendin në një krizë, e që është duke vazhduar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Qeverisë dhe sindikatave. Të dyja palët nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit dhe për të mundësuar fillimin e vitit shkollor.

Rrahman Jasharaj, është personazhi i momentit në Kosovë. Betejat me spektrin e ministrave dhe me vet kryeministrin Kurti, nuk janë duke e zbrasur nga qëndrimet të parin e SBAShK-ut.

Pas dy takimeve të sotme me liderët e partive opozitare, Jasharaj ia kërkoi një takim direkt presidentës Osmani. Kjo kërkesë edhe do i plotsohet, pasi që nga Presidenca është konfirmuar se takimi do të mbahet nesër me fillim nga ora 15:00.

Sinjali ka kontaktuar me Zyrën e Presidentës gjatë ditës dhe në përgjigjen e tyre thuhet se presidetja Osmani është e hapur për ta lehtësuar dialogun ndërmjet palëve dhe për ta gjetur një zgjidhje të pranushme dhe për një rifillim sa më të shpejtë të procesit mësimor.

Takimi i nesërm pritet me shumë vëmendje dhe mbetet të shihet se a do të arrijë presidentja Osmani, të bëjë atë që nuk ka mundur kryeministri Kurti tash e disa muaj: Gjetja e një gjuhe të përbashkët në mënyrë që të plotësohen kërkesat e SBAShK-ut dhe të përmirësohen raportet e tensionuara mes sindikatës dhe institucioneve.

/GazetaSinjali/