image A do ta ketë problem Albin Kurti koalicionin edhe me komunitetet?

Kosovë

Politikë/ A do ta ketë problem Albin Kurti koalicionin edhe me komunitetet?

news image

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nuk pritet të ketë problem të arrijë koalicion me komunitetin egjiptian, megjithëse një marrëveshje të tillë nuk e ke arritur ende.

Kurti hasi në vështirësi në takimin e fundit me partnerin kryesor të koalicionit, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ai u largua nga takimi me Isa Mustafën pa ndonjë marrëveshje, ndërsa mospajtimi kryesor ishte posti i presidentit.

Në pritje të marrëveshjes është edhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha i cili ka thënë për Gazetën Sinjali se janë pajtuar me VV-në për një marrëveshje, por që do të bisedohet pas koalicionit LDK-VV.

Për Gazetën Sinjali ka thënë se ende nuk e di ofertën e Vetëvendosjes.

“Ne po e presim marrëveshjen qendrore në mes të LDK-së dhe VV-së dhe pastaj e kemi një marrëveshje në pritje, me bisedua dhe me bë marrëveshje edhe me neve. Synojmë me udhëheq ministri, por ende nuk i di detajet dhe nuk e di ofertën nuk mundem me të thënë tani se nuk e di ofertën e qeverisë” , ka thënë Berisha për Gazetën Sinjali.

Veton Berisha ka treguar se Vetëvendosja e ka pyetur nëse e mbështetë formimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin. Ai ka thënë se nuk ka kuptim një ofertë nga VV për ta mbështetur qeverinë dhe të mos i ofrojë hise.

“Kanë kërkuar që a do ta mbështesim qeverinë, në parim në do ta mbështesim Qeverinë Kurti, por para se me u vendos do të ulemi dhe të bisedojmë dhe të shohim çka do të ndodh mes neve. Se besoj që partneri nuk na mbështet, partneri e dinë që me qenë pjesë e qeverisë duhet me marrë pjesë në qeveri, nuk është çështje a e mbështesim, nuk e besoj që partneri kërkon me e mbështet pa marrë pjesë në qeveri pa marrë përgjegjësi, pa marrë hisen që na e takon”, ka thënë ai.

Mbetet ende  paqartë koalicioni mes VV-së dhe LDK-së të cilat nuk po arrijnë të pajtohen për postin e presidentit si dhe për postet ministore. LDK këmbëngul që të merren vesh për presidentin e ri pas dy viteve, ndërsa VV kërkon të mos e fus në marrëveshje një post të tillë./Gazeta Sinjali/