image A do punojnë marketet 24 orë pavarësisht kategorizimit të komunave, vjen njoftimi i fundit nga MTI

Kosovë

A do punojnë marketet 24 orë pavarësisht kategorizimit të komunave, vjen njoftimi i fundit nga MTI

news image

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sot gjatë ditës njoftoi se, marketet lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut të infeksionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, sipas një njoftimi të fundit nga kjo ministri, thuhet se, duke marrë për bazë njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë se shumë shpejt do të dalin me propozimin për masat e reja dhe pas konsultave me institucionet tjera relevante, MTI bënë të ditur se, vendimi i Qeverisë i datës 11.11.2020, vazhdon të zbatohet ashtu siç është zbatuar deri me tani.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sot ka publikuar një sqarim për bizneset rreth mundësisë së masave lehtësuese për operatorët ekonomikë të marketeve, por duke marrë për bazë njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë se shumë shpejt do të dalin me propozimin për masat e reja dhe pas konsultave me institucionet tjera relevante, si dhe për të shmangur paqartësitë te bizneset dhe te opinioni publik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton bizneset dhe opinionin publik se Vendimi i Qeverise së Republikës se Kosovës, nr.01/42, i datës 11.11.2020, vazhdon të zbatohet ashtu siç është zbatuar deri me tani.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do t’i njoftojë në kohë reale bizneset dhe opinionin publik për vendimet e reja rreth masave anti-Covid”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

Pra, sipas kësaj, marketet do të punojnë në bazë të kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut të infeksionit dhe nuk do të u lejohet puna 24 orë në ditë./Gazeta Sinjali/