Evgjeni Thaçi, mbesa e presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ka arritur që përsëri të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës.
Fillimisht për të kishte pasur zëra se nuk kishte arritur të bëhej deputete, por ajo përmes një shkrimi në Facebook kishte reaguar duke i mohuar pretendimet e tilla.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar gjatë ditës së sotme rezultatet përfundimtare të mbajtura më 6 tetor.
Evgjeni Thaçi ka fituar 8 mijë e 365 vota, duke u bëra ajo gruaja e katërt me votuar në PDK./Gazeta Sinjali/