Ambasada Britanike në Prishtinë ka njoftuar se sot 117 afganë, ish-punonjës në NATO, do të nisen për në Britani, pasi të njëjtit kanë qëndruar fillimisht në Kosovë.
Ambasada ka treguar se 2000 ish-punonjës afganë në NATO dhe familjarët e tyre janë evakuuar në total nga Afganistani. Ndërsa 800 prej tyre kanë akomoduar përkohësisht në Kosovë.
“Sot, pas shumë punës së palodhur, së bashku me NATO -n dhe Qeverinë e Kosovës, ne po i themi lamtumirë grupit të parë të afganëve që më parë punonin për NATO -n ndërsa fluturojnë për në Mbretërinë e Bashkuar për të filluar një jetë të re pas qëndrimit në Kosovë“, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.
Ambasada britanike ka falënderuar dhe ka thënë se i është jashtëzakonisht mirënjohës për bujarinë e Kosovës në pritjen e këtyre njerëzve të cenueshëm dhe për hapin përpara për të mbështetur NATO -n në kohën e nevojës. /Gazeta Sinjali/