image Talebanët e armatosur argëtohen në lojërat e fëmijëve (Pamje)

Botë

Talebanët e armatosur argëtohen në lojërat e fëmijëve (Pamje)

news image

Ndërkohë që mijëra afganë janë të frikësuar për jetën e tyre nga talebanët dhe po përpiqen të largohen nga vendi, disa luftëtarë të lëvizjes politiko-fetare janë filmuar duke u argëtuar në një park lodrash për fëmijë.

Një video postuar në Twitter nga reporteri i Reuters, Hamid Salizi, i cili jeton në Kabul, tregon një grup talebanësh duke u argëtuar në një park të qytetit, duke luajtur me makinat dhe madje duke u ngjitur mbi kuajt e karuselit.

Në video, talebanët e moshave të ndryshme shfaqen duke qeshur dhe duke drejtuar makina në pistë, ku disa prej tyre mbajnë edhe armë në krahë.

Një video tjetër që qarkullon në internet raportohet se është marrë në palestrën e pallatit presidencial të Kabulit, pasi u pushtua nga talebanët.

Nga pamjet, luftëtarët e rinj shihet se provojnë instrumente dhe pesha, duke qeshur dhe duke bërë fotografi.

/GazetaSinjali/