image Përleshen mes vete burri dhe gruaja në Gjakovë, djali i raporton në polici

Siguri

Përleshen mes vete burri dhe gruaja në Gjakovë, djali i raporton në polici

news image

Dje në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, një çift i nacionalitetit ashkali, kanë pasur një mosmarrëveshje, nga e cila është frikësuar djali i tyre dhe i ka raportuar në polici, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka thënë se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar.

“Po, dje është raportuar për një rast të dhunës në familje mes bashkëshortëve rreth orës 12:00 në mesditë. Bashkëshortja është kthyer tek familja e saj në Prizren. Nga kjo mosmarrëveshje bashkëshorti ka shfaqur agresivitet dhe ka thyer gjësende shtëpiake. Rastin në polici e ka raportuar djali i tyre”.

Gjurkaj ka thënë se nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje.

./Gazeta Sinjali/