image AAK dërgoi Ligjin për pagën minimale në Kushtetuese, Murati: Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje

Politikë

AAK dërgoi Ligjin për pagën minimale në Kushtetuese, Murati: Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas dërgimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai tha se këta (opozita) janë po të njëjtit që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro.

Murati thotë se po tentohet me çdo kusht të bllokohet rritja e pagës minimale, teksa pyet se “pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!”.

“80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj.

Janë punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë që me padurim presin rritjen e pagës minimale.

Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti.

Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë”, tha Murati.

/GazetaSinjali/