image Naftëtarët i dërgojnë letër kryeministrit Kurti: Po rrezikojmë falimentimin

Sociale

Naftëtarët i dërgojnë letër kryeministrit Kurti: Po rrezikojmë falimentimin

news image

Shoqata e naftëtarëve të Kosovës, i kanë dërguar letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të kundërshtuar vendimin për vendosjen e tavanit të çmimeve për derivatet, raporton Sinjali.

Ata kanë thënë se çmimi i vendosur është nën çmimin blerës të derivateve dhe e cilësojnë këtë vendim të Qeverisë si skandaloze.

“Çmimi blerës për naftë sot është 1.75 Euro, dje ishte 1.68 Euro, ndërsa pardje: 1.66 Euro. Ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për nafte është 1.67 Euro”, thuhet në letrën e siguruar nga Gazeta Sinjali.

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se kompanitë e naftës po punojnë me humbje dhe ky vendim i Qeverisë i bënë që të rrezikojnë falimentimit e tyre.

“Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë të operojnë me humbje trashanike dhe shume shpejt shume nga kompanitë do të falimentojmë për shkak qasjes se gabuar të Qeverisë në vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha po ashtu ato individuale me kosto ma te ulet te operimit janë barazuar. Kjo praktike sigurt do t’i falimentojë shume kompani dhe me mija punëtorë do te mbesin pa pune”. thuhet në letrën për Kryeministrin.

Naftëtarët e lusin Qeverinë për ndryshimin e këtij vendimi dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre edhe për të biseduar me Kryeministrin Kurti.

“Sinqerisht ju lutemi qe te ndërroni këtë praktikë, si gjithnjë jemi te hapur të diskutojmë për modalitetin më të përshtatshëm për rregullim të çmimeve, duke u bazuar në analiza të mirëfillta”, thuhet në fund të letrës.

Letra e plotë:

I nderuar kryeminister:

z. Albin Kurti

e nderuar ministre

Rozeta Hajdari

Nderrmerreni masa

Vendimi i fundit i Qeverise per vendosjen e cmimeve tavan te derivateve, eshte skandaloz pasi qe cmimi i vendosur shites eshte nen cmimin bleres.

Cmimi bleres per Nafte, sot eshte: 1.75 Euro, dje ishte: 1.68 Euro, ndersa pardje: 1.66 Euro.

Ndersa cmimi tavan i vendosur nga Qeveria per nafte eshte:1.67 Euro.

Vendime te ketij lloji jane duke i detyruar kompanite te operojne me humbje trashanike, dhe shume shpejt shume nga kompanite do te falimentojme, per shkak qasjes se gabuar te Qeverise ne vendosjen e cmimit tavan. Ku si kompanite e medha po ashtu ato individuale me kosoto ma te ulet te operimit jane barazuar.

Kjo praktike sigurte do ti falimentoj shume kompani dhe me mija punetor do te mbesin pa pune.

Sinqerisht ju lutemi qe te ndrroni kete praktike, si gjithnje jemi te hapur te diskutojme per modalitetin me te pershtatshem per rregullim te cmimeve, duke u bazuar ne analiza te mirefillta.

Me Rrespekt

Fadil Berjani

Kryetar i shoqates se naftarve te Kosoves

/GazetaSinjali/