Kriza financiare në Telekomin e Kosovës është thelluar edhe më tej që prej ndërhyrjes në llogaritë bankare të kësaj kompanie nga ana e ATK-së, e cila ia tërhoqi 630 mijë euro si borxh. Telekomi përveç që ende nuk ka realizuar pagat e muajit tetor për të gjithë punonjësit e kësaj kompanie publike, po shqyrton mundësinë e marrjes të një vendim për të zvogëluar të gjitha pagat për të nxjerrë Telekomin nga kriza.
Demir Limaj nga menaxheri bëhet këshilltarë i kryeshefit i cili deri më tani ka marrë 4 mijë e 450 euro në muaj, ndërsa nga dhjetori me ligjin për paga, do ta ketë pagën 1 mijë e 673 euro. Përfitimet financiare që do t’i ketë Telekomi me numrat e Z-Mobilet do të jenë rreth 1.2 milion euro në vit, thotë në një intervistë kryeshefi ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, Bedri Istrefi.
Istrefi thotë se stafi dhe sindikatat pothuajse janë pajtuar që të sakrifikojnë edhe pagat e tyre për një periudhë të caktuar për të mos rënë shërbimet në Telekom. Derisa paralajmëron se nga dhjetori për menaxhmentin do të ketë ulje drastike të pagave.
Istrefi thotë se pas dështimit të arritje së një garancioni bankar nga Qeveria, janë të detyrueshëm që bashkërisht me sindikatat të gjejnë forma e modalitete për mundësinë më të mirë të mundshme që këtë obligim financiar prej 6.9 milionë euro karshi një operatori ekonomik ndërkombëtar (Nokia) për implementimin e ‘country code’, për zgjerim dhe avancim të rrjetit, implementimin e kontratës së mirëmbajtjes dhe ligjit të përgjimit.Përveç këtyre problemeve, Telekomi sërish do të përballet me një arbitrazh nga ‘Z-mobile’(Dardafon), e që detyron Telekomin të ndaj një shumë të madhe të mjeteve për t’u mbrojtur.
Për gjendjen e krijuar pas padisë që ‘Z-mobile’ ka ushtruar në Arbitrazh për 13.5 milionë euro dëmshpërblim, kryeshefi Bedri Istrefi, pohon se Telekomi do të përfaqësohet në Arbitrazh nga një ndër dhjetë kompanitë më serioze ndërkombëtare që është në proces të përzgjedhjes, por nuk tregon shumën e mjeteve që do ta ndahen për këtë kompani.
Kryeshefi Bedri Istrefi duke folur për vendimin e më hershëm të arbitrazhit prej 25 milionë euro, thotë se Telekomi është në proces për të parandaluar bllokimin e llogarive të kompanisë nga përmbaruesit. Deri më tani borxhet e kësaj kompanie ndaj ATK-së, ishin 2.8 milionë euro, ndërsa borxhet e tërësishme arrijnë mbi 30 milionë euro.
Pas shkarkimeve të disa menaxherëve në Telekom, Istrefi thotë se ligj nuk ia lejon që të shkarkojë nga puna Demir Limajn, vëllain e Fatmir Limajt nga Telekomi.
Për Limajn që tashmë mban pozitën e këshilltarit, tregon se nuk e ka shkarkuar, por se atij i është dashur të përcaktohet nëse dëshiron ta mbajë punë primare atë në Telekom apo atë në universitet.
Sipas tij, për ligjin e pagave që hynë në fuqi nga dhjetori është krijuar një panik te stafi i Telekmomit, ku thotë se koeficienti është prej 1 deri në 7. Kreyeshfi Bedri Istrefi deri në këtë muaj ka pasur pagën 4 mijë e 450 euro, ndërsa nga dhjetori do ta ketë pagën 1 mijë e 673 euro.
Për shërbimet e përdoruesve të numrave të ‘Z-mobile’, kryeshefi Istrefi thotë se nuk do t’u ndërpriten për asnjë çast, sipas të cilit faza e tranzicionit përfundon më 28 nëntor në ora 24:00.
Ai foli edhe për përfitimet financiare që do t’i ketë Telekomi me numrat e Z-Mobilet, duke thënë se përfitimet do të jenë rreth 1.2 milion euro. /Gazeta Sinjali/