image 96 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjilan

Shëndetësi

96 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjilan

news image

Gjendja e pandemisë COVID-19 në Kosovë po rëndohet çdo ditë e më shumë, pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 206 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, në një përgjigje për Gazetën Sinjali, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se në këtë qytet janë shëruar gjithsej dy mijë e 998 pacientë, kurse betejën me koronavirus e kanë humbur 96 persona.

Haziri po ashtu theksoi se në Gjilan janë vetëm 80 raste aktive, kurse tre mijë e 184 persona kanë rezultuar pozitvë me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

“Të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 24 pacientë, ndërsa numri i testimeve të kryera në Gjilan është tetë mijë e 330”, tha ndër të tjera Haziri në një prononcim për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/