image 912 pacientë po trajtohen në klinikat COVID të QKUK-së dhe nëpër spitale

Shëndetësi

912 pacientë po trajtohen në klinikat COVID të QKUK-së dhe nëpër spitale

news image

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës publikoi raportin e punës për datën 3 prill. Sipas këtij raporti, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë hospitalizuar 912 persona, 34 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 736 nën oksigjenoterapi, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se në QKUK janë të shtrirë 366 pacientë: 15 në gjendje të rënduar, 310 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 321 me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, të cilat trajtojnë pacientë me COVID, sipas raportit të punës për datën 3 prill 2021, janë të hospitalizuar 912 persona.

747 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë. 78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore736 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 366 pacientë:15 në gjendje të rënduar310 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë321 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 115 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 54 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientëKlinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 546 pacientë:19, në gjendje të rënduar shëndetësore437, të konfirmuar pozitivë415, me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 118 pacientëSpitali i Gjakovës, 93 pacientëSpitali i Pejës, 88 pacientëSpitali i Gjilanit, 115 pacientëSpitali i Ferizajt, 63 pacientëSpitali i Mitrovicës, 44 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 25 pacientë. /GazetaSinjali/