image 903 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në QKUK e spitale

Shëndetësi

903 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në QKUK e spitale

news image

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 903 pacientë, në saje të raportit të punës për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-CoV- 2, i datës 2 prill 2021.

763 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve

35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

699 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 370 pacientë:

330 të konfirmuar me Sars Cov-2

18 në gjendje të rënduar

318 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 82 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 52 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 18 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 533 pacientë:

433- të konfirmuar pozitivë

17- në gjendje të rënduar shëndetësore

381- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 124 pacientë

Spitali i Gjakovës, 91 pacientë

Spitali i Pejës, 79 pacientë

Spitali i Gjilanit, 110 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë. /GazetaSinjali/