image 9 vdekje dhe 264 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

9 vdekje dhe 264 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 264 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar nëntë vdekje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 94 mijë e 431 gjithsej.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./Gazeta Sinjali/