Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për numrin e madh të rasteve me COVID-19 që janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend, raporton Gazeta Sinjali.
Bajrami ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila do ta kandidojë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Ajo thotë se kjo qeveri nuk brengoset për qytetarët sepse, sipas saj, ata i sheh vetëm si vota.
“E thanë që e menaxhuan pandeminë kur numrat ranë e virusi shpërdahej më pak. Dje 562 raste të reja, sot 888 dhe si për ironi VV-ja lëshon informata se ka vendosë që në Prishtinë ta kandidojë Arben Vitinë, po pra Ministrin e Shendetësisë. Kaq brengoset kjo qeveri për qytetarët, i sheh si vota dhe asgjë më shumë”, shkroi Bajrami në Facebook./Gazeta Sinjali/