image 8000 të infektuar në 26 vende të botës, virusi sërish rrënjët në Kinë

Botë

Shëndetësi/ 8000 të infektuar në 26 vende të botës, virusi sërish rrënjët në Kinë

news image

Autoritetet kineze kanë nisur një hetim për një pneumoni misterioze virale e cila ka infektuar dhjetëra njerëz në qytetin qendror të Wuhan.

Janë konfirmuar gjithsej 44 raste deri më tani, 11 prej tyre konsiderohen “të rënda”, konfirmuan sot autoritetet Kineze.

Përhapja e virusit ka bërë që Singapori dhe Hong Kongu të kryejnë proçese ekzaminimi për udhëtarët nga qyteti Wuhan.

Virusi vdekjeprurës, raportohet të jetë i ngjashëm me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes ose me gripin “Sars” që vrau më shumë se 700 njerëz në të gjithë botën në 2002 dhe 2003, pasi kishte origjinë në Kinë.

Ka pasur shumë spekulime në mediat sociale për një lidhje të mundshme me sëmundjen ngjitëse “Sars” prandaj policia e Wuhan tha se tetë persona ishin dënuar për “botim pa verifikim ose përcjellje të rremë të informacionit në internet”.

“Në epideminë 2002-03, virusi preku më shumë se 8,000 njerëz në 26 vende, duke vrarë 349 njerëz në të gjithë Kinën dhe 299 në Hong Kong. Ata që kanë fluturuar drejt vendeve të tjera mendohet se kanë qenë ndër të vetmit të paprekur nga shpërthimi infektoz, sepse Sars përhapet shpejt pa trajtim të shpejtë në spital”. raportoi BBC.

Kina shkarkoi ministrin e saj të shëndetësisë në atë kohë për trajtimin e dobët të krizës. /Gazeta Sinjali/