image 80 persona nga Vushtrria presin sot rezultatet për koronavirus

Shëndetësi

80 persona nga Vushtrria presin sot rezultatet për koronavirus

news image

Sot pritet të dalin rezultatet e 80 qytetarëve si të dyshar me koronavirus në komunën e Vushtrrisë shkruan GazetaSinjali.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli tha se po priten edhe rezultatet e 53 mostrave që janë marrë gjatë ditës së djeshme.

“Të martën janë marrë 53 mostra. Nga to, 26 janë testime të kontakte dhe 27 ritestime për shërim”, tha Meholli për Gazetën Sinjali.

Ai ka deklaruar se edhe sot janë marrë 37 mostra.

“Sot janë dërguar 37 mostra. Nga to, 15 janë testime të reja nga kontaktet e personave të infektuar, ndërkaq 22 tjera janë ritestime të personave që janë me koronavirus, për të parë nëse janë shëruar apo jo”, tha Meholli.

Komuna e Vushtrrisë është vendi i parë me më së shumti raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Ndërkaq, deri më sot në Kosovë kanë rezultuar 1 mijë e 756 raste me koronavirus, prej tyre 968 janë shëruar dhe kanë vdekur 34 persona.

IKSHPK nga data 8 shkurt deri më 16 qershor, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare ka testuar 19 mijë e 312 persona të dyshimtë me koronavirus./GazetaSinjali/