image 80 për qind e të hospitalizuarve në Infektivë janë në oksigjenoterapi

Shëndetësi

80 për qind e të hospitalizuarve në Infektivë janë në oksigjenoterapi

news image

Në Klinikën Infektive janë të mbushura të gjitha kapacitetet spitalore dhe aktualisht janë të shtrirë 112 pacientë dhe 80 për qind prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, tha se një pacient i cili ka qenë i intubuar është dërguar në Mjekimin Intensiv për shkak të disa punimeve që janë duke u zhvilluar për të finalizuar shtretërit e Infektives në sistemin qendror të oksigjenit.

Ne i kemi të gjitha kapacitetet e mbushura i kemi gjithsej 112 pacientë, prej të cilëve diku 80 për qind janë me oksigjenoterapi dhe vazhdojmë të japim trajtim, por kapacitetet janë komplet të shfrytëzuara tashmë”, tha ai për kosovapress.

Nga dita e djeshme në Klinikën Infektive të QKUK-së, është lëshuar në funksion sistemi qendror i furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e kësaj klinike. Kjo po shihet si një lehtësim shumë i madh për profesionistët shëndetësorë por edhe pacientët.

Është lehtësim shumë i madh edhe për pacientin por edhe për stafin realisht, sepse gjithmonë ka qenë në panik se në orën 3 apo 4 të natës ka mundur që pacientit me iu shpenzuar boca”, tha ai duke shtuar se rreth 80 % e të hospitalizuarve kanë nevojë për oksigjen. /Gazeta Sinjali/