Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Podujevë, në fshatin Vranidoll, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Gazeta Sinjali/