Aktualisht, në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar tetë pacientë të prekur me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të këtij spitali, tre nga pacientët e hospitalizuar janë mjekë.
“Pesë pacientë janë me oksigjeno-terapi, një në respirator, dy pacientë në CPAP maskë”, thuhet në njoftim.
Ky spital ka apeluar që qytetarët të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit./Gazeta Sinjali/