image 8 raste të reja me koronavirus në Obiliq, kryetari i komunës jep detaje

Shëndetësi

8 raste të reja me koronavirus në Obiliq, kryetari i komunës jep detaje

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 8 prej të cilëve janë nga Komuna e Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari Xhafer Gashi, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se rastet e reja janë raste kontakti me familjarët e tyre, të cilët janë në vetizolim.

“Sot, në laboratorin e IKSHPK-së, është testuar lista e personave të kontaktit nga të infektuarit në fshatin Milloshevë dhe nga rezultatet e dalura kemi 8 raste të reja pozitiv me Covid-19, raste kontakti me familjarët e tyre, të cilët janë në vetizolim”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i komunës.

Kujtojmë se në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë deri tani janë konfirmuar gjithsej 18 raste pozitive me COVID-19, vetëm një nga ta është shëruar, ndërsa aktiv mbesin edhe 17 raste./Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot, në laboratorin e IKSHPK-së, është testuar lista e personave të kontaktit nga të infektuarit në fshatin Milloshevë dhe nga rezultatet e dalura kemi 8 raste të reja pozitiv me Covid-19, raste kontakti me familjarët e tyre, të cilët janë në vetizolim.

Ju lutem respektoni rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, mbani distancën 2 metra, vendosja e maskave të jetë rutinë e përditshmerisë tonë!
Të shtojmë me shumë kujdesin, në mënyrë që të dalim fitues të kësaj beteje me Covid-19!