image 78-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, pelegrinazh në Varrezat Monumentale në Kllogjer

Rajon

78-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, pelegrinazh në Varrezat Monumentale në Kllogjer

news image

Mbrëmjen e sotme PDIU, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, organizuan pelegrinazhin në Varrezat e Kllogjerit, të Konispolit, për 78-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Në këtë vend humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Veç qytetarëve me origjinë çame morën pjesë dhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, deputetja Mesila Doda, deputeti Nustret Avdullaj.

Varreza monumentale u ndërtua në vitet 2012-2013.

Të pranishmit në ceremoni vendosën lule e kurora me lule tek memoriali.

Zoti Shpëtim Idrizi u shpreh se, nuk harrohen kriminelët që kanë vrarë.
Pas kurorës me lule tek Memoriali kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në Kllogjer, tek memoriali i varreve çame, u shpreh se, nuk harrohen kriminelët që kanë vrarë të parët tanë.

“Që të jesh në vorrezat e Kllogjerit është pikërisht vendi për të kuptuar përmasat e tragjedisë mbi shqiptarët e Çamërisë. Është pikërisht ky vend ku ne përjetojmë edhe njëherë tjetër të gjithë atë tragjedi njerëzore që është ushtruar mbi ne shqiptarët e Çamërisë. Është vendi ku ne përjetojmë edhe njëherë tjetër atë testament të madh të vuajtjeve dhe të prerjes së jetëve njerëzore që janë pikërisht njerëzit dhe familjarët tanë” , tha  në fjalën e tij Idrizi.

/GazetaSinjali/