image 72 vjeçari dyshohet se dhunoi seksualisht 8 vjeçarin në Rahovec

Kosovë

Policia/ 72 vjeçari dyshohet se dhunoi seksualisht 8 vjeçarin në Rahovec

news image

Burri 72 vjeçar dyshohet se ka dhunuar seksualisht djalin 8 vjeçar në Rahovec, të dy janë të nacionalitetit serb, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonalë të Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo tha se rastin në polici e ka raportuar nëna e viktimës, ndërsa pas intervistimit 72-vjeçari është dërguar në mbajtje.

“Dje kemi marrë informatën prej nënës së viktimës, dyshohet se është keqtrajtu seksualisht djali i saj 8 vjeç. Dyshimet i ka te një bashkëfshatar i lindur në vitin 1947-, të dy janë të nacionalitetit serbë. I dyshuari është arrestuar, rasti është inicuar si “dhunim”. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, përfundoi Podrimaj./Sinjali/