image 72 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 10 në gjendje të rëndë

Shëndetësi

72 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 10 në gjendje të rëndë

news image

72 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, 45 nga pacientët janë në oksigjenoterapi, prej të cilëve 10 janë në gjendje më të rëndë kurse tre pacientë janë në respiratorë (CPAP).

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Tri lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë lindur 3 foshnje, prej të cilave dy të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore./Gazeta Sinjali/