image 71 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

Shëndetësi

71 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe tre në gjendje të rënduar shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në Klinikën Infektive janë 12 pacientë, kurse në atë Pulmologjisë, 37 pacientë

Gjithashtu në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 14 prej tyre të konfirmuar pozitivë, 11 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 0 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë. /Gazeta Sinjali/