image 7 nxënës dhe 3 mësimdhënës infektohen me koronavirus në një shkollë të Vushtrrisë, mësimi vazhdon online

Arsim

7 nxënës dhe 3 mësimdhënës infektohen me koronavirus në një shkollë të Vushtrrisë, mësimi vazhdon online

news image

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri ka kaluar mësimin online, pasi që disa nxënës dhe mësimdhënës të saj kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se nxënësit janë të klasës së pestë.

“Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithë arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafa Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga nga skenari “A” të kalojë në skenarin “C”, mësim online”, ka shkruar ai.

Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për 7 nxënës dhe 3 mësimdhënës të kësaj shkolle.

Ndërkohë që Zemaj ka apeluar te prindërit për bashkëpunim, duke premtuar se do të vazhdohet me testime dhe me ritestime, po qe nevoja.

“Testimi i mësimdhënësve, por edhe i nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre. Kërkoj nga ju që të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë e mos përsëriten raste të tilla. Duke i ndihmuar njëri tjetrit, të gjithë i ndihmojmë shëndetit publik”, ka përfunduar./Gazeta Sinjali/