image 69 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale në Kosovë

Shëndetësi

69 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale në Kosovë

news image

Në klinikat COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, aktualisht janë duke u trajtuar 69 pacient me COVID-19. Kështu ka njoftuar sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas ShSKUK-së, prej këtyre pacientëve  32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

  • Klinika Infektive, 11 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid
  • Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
  • Spitali i Pejës, 5 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
  • Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

/GazetaSinjali/