Ish kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ndërroi jetë të mërkurën, ndërsa sot do të bëhet varrimi i tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00, ndërsa prej orës 09:00 deri në 13:00 do të bëhen homazhe në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog.
Nga ora 13:00 deri në 14:00 do të mbahet një mbledhje në nderim të jetës dhe veprës së Rugovës, në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës.
Ndërkaq nisja e funeralit për në varrezat e fshatit Cerrcë do të bëhet në ora 14:00 deri në 15:00.