image 655 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Spanjë: 4,089 të vdekur dhe 56,188 të infektuar

Botë

655 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Spanjë: 4,089 të vdekur dhe 56,188 të infektuar

news image

Të paktën 4,089 njerëz kanë vdekur tani nga Covid-19 në Spanjë dhe janë konfirmnuar 56,188 raste, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetit Spanjoll të lëshuar ditën e sotme.

Por rritja e numrit të vdekjeve prej 655 në 24 orët e kaluara ishte një rritje më e vogël sesa rekordi i ditës së djeshme të 25 marsit me 738 viktima.

Spanja vazhdon të jetë vendi me numrin e dytë të numrit të vdekjeve nga koronavirusi, pas Italisë., shkruan CNN.

Para së të mërkurës, Spanja kishte regjistruar 47,610 raste dhe 3.434 viktima.

Për shkak të situatës së rëndë nga Covid-19, ministrja e jashtme spanjolle Gonzalez, i kërkoi BE-së një përgjigje të përbashkët financiare në luftën ndaj pandemisë. /Gazeta Sinjali/