image 64-vjeçarja humbet mes mjegullës në Karaburun, nisin kërkimet

Botë

64-vjeçarja humbet mes mjegullës në Karaburun, nisin kërkimet

news image

Një 64-vjeçare ka humbur kontaktet në Karaburun, pasi është shkëputur nga guida turistike.

Dyshohet se për shkak të mjegullës së dendur në zonë, shtetësja me inicialet D.E., ka humbur orientimin.

Nga komunikimet e fundit qe kane bere me gruan, ajo është shprehur se ka probleme me këmbët, ndoshta ndonjë frakturë.

Në zonë kanë nisur kontrollet nga toka e ajri nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum. Kërkimi bëhet më i vështirë nga fakti se në zonë nuk punon linja telefonike.

/GazetaSinjali/