image Mbetet kritike situata e zjarreve në Vlorë

Shqipëri

Mbetet kritike situata e zjarreve në Vlorë

news image

Situata vazhdon të mbetet problematike nga zjarret që janë shkaktuar në Vlorë, njofton Gazeta Sinjali.

Mesnatën e djeshme është riaktivizuar sërish zjarri në malin Tragjasit pranë By pass-it të Vlorës.

Situata me flakët mbetet kritike edhe në Karaburun ku pritet ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll flakët, raporton A2, përcjell Gazeta Sinjali.

Një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri reagoi në lidhje me situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Në Mamurras një ditë më parë flakët e zjarrit rrezikuan edhe disa banesa dhe dogjën sipërfaqe të tëra toke.

/GazetaSinjali/