image 63 persona testohen për koronavirus sot në Gjilan, kishin kontakt me të infektuarit

Kosovë

Komuna/ 63 persona testohen për koronavirus sot në Gjilan, kishin kontakt me të infektuarit

news image

Në komunën e Gjilanit sot priten rezultatet e 63 personave, të cilët kanë pasur kontakt me personat e konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka folur për menaxhimin e pandemisë në këtë komunë.

“Burimi i katërt i infeksionit gjatë 62 ditëve që menaxhojmë me emergjencat civile kundër pandemisë për mos përhapjen e COVID-19 në Gjilan e ka rikthyer numrin e të prekurve me infeksion si pasojë e një lehone që ka lindur një fëmijë të shëndosh në një spital privat në Prishtinë dhe një punëtore teknike, një infermiere e cila është po ashtu banore e Gjilanit dhe punon në atë klinik. Këto dy burime i kanë infektuar edhe 14 të tjerë sipas rezultateve të fundit në total janë 24 janë që janë të prekur me infeksion gjendja e tyre është në stabile me simptoma të lehta sepse shumica nuk kanë edhe simptoma , por janë në karantinim të plotë në vetë izolim dhe në mbikëqyrje 24 orë nga emergjenca civile dhe siguria publike në këtë rast Policia në mënyrë që mos të lejojmë kontakte tjera të mos lejojmë…Vala e kontakteve testimeve vazhdon sot janë edhe 63 testime si pasojë e kontakteve me këtë burim infeksioni”, theksoi ai.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancën fizike dhe të mbahen dorëzat e maskat.

Në gjithë vendin janë 927 raste me COVID-19, 671 të shëruar dhe 29 persona kanë vdekur./Gazeta Sinjali/