image Shkon në 62 numri i të vdekurve nga uragani Ida në SHBA

Botë

Shkon në 62 numri i të vdekurve nga uragani Ida në SHBA

news image

Deri më tani në Verilindje të SHBA-ve, të paktën 49 vdekje i janë atribuuar uraganit Ida.

Në përgjithësi, ka pasur të paktën 62 të vdekur nga stuhia në tetë shtete amerikane.

Presidenti Joe Biden ka miratuar deklaratat e urgjencës në New York dhe New Jersey për shkak të stuhive dhe tha se i ka bërë të qartë guvernatorëve të Bregut Lindor, se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave është në terren dhe e gatshme për të ofruar ndihmë, raporton abcnews.go.com.

Raportohet se reshjet e shumta të shiut mbrëmjen e së mërkurës, sipas Shërbimit Kombëtarë të Motit, thyen rekorde.

/GazetaSinjali/