image 60 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 dhe spitale të përgjithshme - Sinjali

60 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 dhe spitale të përgjithshme

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 60 pacientë janë duke marrë trajtim në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK, prej këtyre pacientëve, 33 janë me oksigjeno-terapi dhe tre janë në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 7 pacientë.

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19.

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient.

Spital i Pejës, 4 pacientë.

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë.

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë.

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin