image 6 vjet që nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

Futboll

6 vjet që nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

news image

Sot bëhen 6 vjet që kur Federata e Futbollit e Kosovës u anëtarësua në UEFA.

3 maj i vitit 2016 hyri në analet e historisë së sportit kosovar, kur përfundimisht Kosova theu izolimin prej dy dekadash e gjysmë, duke u bërë pjesë e familjes evropiane të futbollit. 28 vota të delegatëve në Kongresin e UEFA-s në Budapest ishin pro anëtarësimit të FFK-së, 24 kundër dhe 2 abstenime dhe kësisoj Kosova u bë anëtarja e 55-të e kësaj organizate.

E tani 6 vite pas asaj dite të rëndësishme Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të bëjë hapa të mëdhenj përpara, duke iu falënderuar projekteve të përbashkëta me UEFA-n.

Në këtë ditë të shënuar presidenti Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi e ka vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që dhanë djersë dhe mjete për ta mbajtur gjallë rrugëtimin e futbollit kosovar deri në finalizimin e ndërkombëtarizimit.

/GazetaSinjaliSport/