Të paktën gjashtë persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë Ida që solli reshje rekorde në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Televizioni NBC raportoi se katër persona humbën jetën në New York, ndërkaq dy të tjerë në New Jersey, shkruan Independent, përcjell Gazeta Sinjali.
Kryetari i New York, Bill de Blasio, pak pas mesnatës e shpalli gjendjen emergjente, duke thënë: “Jemi duke u përballur me një ngjarje historike të motit sonte me reshje rekorde në mbarë qytetin, vërshime të ashpra dhe kushte të rrezikshme në rrugët tona.” /GazetaSinjali/
Videon mund ta shihni KËTU.