image Kjo është data e mbajtjes së zgjedhjeve

Kosovë

Kjo është data e mbajtjes së zgjedhjeve

news image

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë duhet të mbahen deri në fund të javës së parë të tetorit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh që këto zgjedhje të mbahen në qarkun kohor prej 45 ditësh.

Neni 66, paragrafi 2 i Kushtetutës thotë se “në raste të shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes”.

Në bazë të këtij neni data e fundit e mbajtjes së zgjedhjeve prej ditës kur shpërbëhet kuvendi më 22 gusht është 6 tetori 2019.

Gjasat më të mëdha janë që zgjedhjet të caktohen në vikendin e javës së parë të muajit tetor. /Sinjali/