image 6 të vdekur, rriten rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

6 të vdekur, rriten rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Kurse, vetëm në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 841 raste të reja me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, janë 11.894 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

/GazetaSinjali/