Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur gjashtë presona të cilët ishin të infektuar me COVID-19, derisa janë shënuar edhe 19 raste të reja të infektimit me këtë virus, raporton Gazeta Sinjali.
Kësisoj, numri i viktimave si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 5 mijë e 435, ndërsa numri i infektimeve në 155 mijë e 364.
Instituti i Shëndetit Publik në Shkup sot regjistroi 26 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 148 mijë e 872.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është 1 mijë e 57.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2 mijë e 456 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 804 mijë e 728 teste në vend./Gazeta Sinjali/