image 6 të vdekur e më shumë se 30 të lënduar pasi një autobus ukrainas bie në një hendek në Poloni

Botë

6 të vdekur e më shumë se 30 të lënduar pasi një autobus ukrainas bie në një hendek në Poloni

news image

Gjashtë persona kanë vdekur dhe më shumë se 30 janë lënduar në një aksident në Poloni, në të cilin është përfshirë një autobus ukrainas.

Mediat e huaja raportojnë se autobusi me 57 persona në bord ka rënë në një hendek gjatë natës së mbrëmshme.

Të lënduarit janë dërguar në spital ndërkohë që udhëtarët e tjerë janë dërguar për qëndrim në një shkollë afër vendngjarjes.

Sipas autoriteteve polake, autobusi ishte duke udhëtuar për në Ukrainë.

Shumica e pasagjerëve ishin duke fjetur kur ndodhi aksidenti, shumica nuk i kishin të vënë rripat e sigurimit dhe për këtë arsye edhe janë lënduar. Shumica prej udhëtarëve ishin të rinj që punojnë në Poloni”, bënë të ditura autoritetet duke shtuar se fatmirësisht në autobus nuk kishte fëmijë.

Deri te aksidenti ka ardhur kur autobusi kishte goditur një pengesë në trafik derisa po lëshonte autostradën, duke rënë kështu në humnerë.

Sipas vlerësimeve zyrtare, rreth një-dy milionë ukrainas jetojnë ose punojnë në Poloni. /Gazeta Sinjali/