image 6 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj do të nisen këto ditë për trajtim në Turqi

Shëndetësi

6 të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj do të nisen këto ditë për trajtim në Turqi

news image

Gjashtë persona të cilët kanë mbetur të lënduar rëndë nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj, do të dërgohen për trajtim në Turqi, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agimi Aliu ka thënë për Gazetën Sinjali se Këshilli profesional i mjekëve kanë vendosur që ata duhet të dërgohen urgjentisht jashtë vendit për tu trajtuar.

Aliu ka thënë udhëtimi i tyre do të bëhet pas plotësimit të dokumentacionit, raporton Gazeta Sinjali.

“Trajtimi i të lënduarve jashtë vendit është i domosdoshëm. Sot Këshilli profesional i mjekëve në kuadër të ShSKUK-së ka vlerësuar se 6 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe duhet të dërgohen urgjentisht jashtë vendit për trajtim.

Po bëhet gati dokumentacioni i nevojshëm dhe është në duart e Ministrisë së Shëndetësisë.Ata do të nisen sonte në orët e vona ose nesër në mëngjes”, tha ai.

Aliu ka thënë se arsyeja se pse këta të lënduar do të dërgohen për trajtim në Turqi është për shkak se në SHSKUK nuk ka klinika adekuate për trajtimin e këtyre lëndimeve.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë trajtuar katërmbëdhjetë persona.

/GazetaSinjali/