image 6 raste të dyshuara për koronavirus në Shqipëri, del rezultati edhe për personin e fundit

Rajon

Rajoni/ 6 raste të dyshuara për koronavirus në Shqipëri, del rezultati edhe për personin e fundit

news image

Rasti i dyshuar për koronavirus në Shqipëri doli të jetë negativ.

Ky ishte rasti i gjashtë i lajmëruar, pas pesë rasteve të tjera të dyshuara deri në datë 7 shkurt, të cilat pas analizave dolën negative, për të cilat ministrja e Shëndetësisë tha se ishin me grip sezonal.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për kontrolle në pikat kufitare, ndërsa është bërë gati edhe karantina, por ka theksuar se reziku është shumë i ulët.

“Probabiliteti i infeksionit për popullatën në Shqipëri konsiderohet shumë i ulët dhe deri më tani nuk ka patur asnjë rast me koronavirusin e ri të importuar në vendin tonë. Deri tani në Shqipëri janë testuar 6 raste për koronavirusin e ri, të cilat pas testimit kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi në Kinë dhe kanë shenjat e mëposhtme: Kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë urgjencën kombëtare 127!

Nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive (QSUT), janë përcaktuar bokset /dhomat e izolimit funksionale, në se do të ketë raste të dyshuara për COVID_19 dhe janë marrë masa të shtuara mbi zvogëlimin e hyrje-daljeve në Shërbimet Infektive dhe Urgjencën Polivalente” thuhet në njoftim. Numri total i viktimave nga virusi deri tani është 1369, ndërsa i të infektuarve mbi 60335.

Këshillat

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve)
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës./Gazeta Sinjali/