image 59 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar nëpër spitalet e Kosovës

Shëndetësi

59 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar nëpër spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në klinikat e COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar gjithsej 59 pacientë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas ShSKUK-së, 20 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë /GazetaSinjali/