image 59 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat e COVID-19 - Sinjali

59 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat e COVID-19

news image

59 pacientë të infektuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e ShSKUK –së thuhet se 28 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe dy në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

  • Klinika Infektive, 12 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19
  • Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
  • Spitali i Prizrenit, 1 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 6 pacientë. /Gazeta Sinjali/

Shpërndaje artikullin